Category Archives: News

I riu i talentuar firmos me EFA

 

vllacaj

Orlgers Vllacaj, lojtari i prodhuar në Akademinë e Partizanit, ka firmosur një kontrat bashkëpunimi me Agjencinë tonë EFA (Eagle Footbal Agency).

Ai luan si mesfushor i djathtë dhe është një nga lojtarët më të spikatur më parë me U19 të Partizanit.

Vllacaj është një futbollist i datëlindjes 10 shkurt 1997 dhe pritet të ketë një të ardhme pozitive dhe të gjatë në karrierën e tij sportive.

Aleksandar Tasic firmos me Alashkert

 

13700005_594962974015845_5055457642669899822_nKampionët e Armenisë kanë firmosur me lojtarin e përfaqësuar nga kompania jonë, Aleksandar Tasic. Pasi më parë ky lojtar ishte pjesë e Tërbunit me sygjerimin dhe menaxhimin tonë, tashmë është pjesë e skuadrës së Alashkert, kampione e Armenisë. Alashkert arriti të kaloj turin e parë të Champions League, por në turin e dytë është eliminuar ndaj Dinamo Tbilis. Në të 4 takimet Tasic ka qenë një lojtar titullar.

Masato Fukui kalon tek Skënderbeu

 

masato_fukui_sign_with_skenderbeu_jun2016Mesfushori japonez Masato Fukui ka firmosur me skuadrën e Skënderbeut. Lojtari i kompanisë sonë EFA ka arritur marrëveshjen 1-vjecare me korcarët kampion të Shqipërisë në fuqi.

 

Tashmë japonezi ndodhet i huazuar në rradhët e Kukësit vetëm për ndeshjet e Europa Leagues.

 

Masato është një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit tonë dhe kompania jonë është tepër e lumtur për performancat e tij.

Masaki Iinuma ka firmosur me skuadrën e Flamurtarit

 

13720600_1059961497426220_1715593240_oKompania jonë EFA ka arritur të firmos me mesfushorin japonez Masaki Iimuna. Lojtari në fjal është 23 vjecar dhe me një talent që garanton të ardhme të sigurtë. Përfaqësuesi i kompanisë, z. Florjan Biba, ka qenë present duke asistuar transferimin e tij. Iinuma ka firmosur një kontrart 1 – vjecare me të drejtë rinovimi me preferencën e të dyja krahëve.

iinuma masakiIinuma është aktivizuar më parë në rradhët e Sutjeskës në Malin e Zi, ai mund të luaj si mesfushor i majtë, por edhe sulmues i dytë. Këmba e tij e preferuar është e djathta, por lojtari preferon të niset nga krahu i majtë. Lojtari shquhet për shpejtësi e teknikë, gjithashtu për asiste dhe golat e tij. Mbetet për tu parë ecuria e tij në rradhët e skuadrës së Flamurtarit.

EFA e hapur per bashkepunim me te gjithe lojtaret

Agjensia jone e menaxhimit EFA eshte e hapur dhe mirepret bashkepunimin me te gjithe lojtaret profesionist, por edhe grupmoshat.

Ajo qe ne garantojme eshte:

  1. Seriozitet ne pune.
  2. Gjetja e mundesise per nje prove disa ditore brenda dhe jashte Shqiperise.
  3. Mundesi direkte per kontrat ne klube te Kategorise e Pare dhe Superiore ne Shqiperi dhe jashte saj.
  4. Kontroll te kontrates ne momentet e firmes.
  5. Perkujdesje ndaj klinetit per datat e rrogave ne vazhdimesi.
  6. Perkrahje e klientit ne momente te ndryshme veshtiresie.
  7. Ndjekja ligjore e kontrates ne rast moszbatimi dhe respektimi e klubeve.
  8. Trajtim personal te futbollisteve psikologjik, por edhe fizik.